Rama, për energjinë: S’ka falje faturash, do kapim çdo hajdut

490
Sigal

TIRANË:-Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e 10-të të Këshillit Ekonomik Kombëtar Rama theksoi se reformat synojnë zhvillimin ekonomik dhe se shumë shpejt do të nënshkruhet traktati për energjinë. “Jemi në mbledhjen e 10 të këtij këshilli. Ka rezultuar në vazhdimësi një instrument i rëndësishëm i ndërveprimit mes gjithë aktorëve institucional dhe faktorëve me rëndësi të dorës së parë në adresimin çështjeve themelore të ekonomisë dhe në trajtimin kuadrit të reformave tona që synojnë rritjen e ekonomisë, përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit dhe pa dyshim rritjen e punësimit dhe të mirëqenies si rezultat i drejtpërdrejtë në këtë proces”- u shpreh Rama. Kryeministri theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për të mos bërë asnjë hap prapa, duke çuar deri në fund aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Kryeministri theksoi se nuk do të ketë falje të faturave të papaguara, por pr/ligji do të parashikojë dispozita specifike për ekzekutimin e faturave të energjisë.