Rama: Operacioni antidrogë prek interesa kolosale

431
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur jo vetëm sulme politike akuzat e opozitës për lidhje të politikë me trafikun e drogës, por prekje të interesave. “Janë miliardë që deri dje shkonin diku, sot nuk shkojnë më”, deklaroi shefi i qeverisë. Pa përmendur emra konkretë, Rama tha se me logjikën e tyre, opozita është kokë e këmbë e lidhur me industrinë e këtij aktiviteti kriminal.
“Ka një përputhje tragjike midis sasisë së rezultateve dhe sasisë së baltës. Sa më shumë vendet, policitë e ndryshme në të gjithë globin, drejtues të tyre janë përpjekur të luftojnë dhëmbë për dhëmbë me këtë industri kriminale, aq më shumë është rritur sasia e baltës nëpër media, nëpër Parlamente, pse? Të jetë thjesht politike? Ka plot rrugë të tjera për të bërë betejë politike? Nuk gjejmë ne dhe nuk ka asnjë qeveri në botë që të jetë e përsosur në pikën që opozitë do duhet çdo ditë të shpifë për të ndërtuar fabulën e vet. Ka plot. Kjo nuk është vetëm politike, sepse në shifrat e ekspozuara nga ky operacion flitet për rrënjë, hektarë, sasira droge, por ato përkthehen në euro’ u shrpeh Rama.
Sigal