Rama: Nuk refuzova shkarkimin e Çakos

397
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, foli edhe për shkarkimin e ish-drejtorit të policisë së shtetit, Haki Çako. Shefi i qeverisë u shpreh se Çako u lirua nga detyra “sepse është koha për t’i dhënë një shtytje të re punës së policisë së shtetit”. Ai e cilësoi si një gënjeshtër edhe deklaratën, se kishte refuzuar një kërkesë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për largimin e kryepolicit. “Është gënjeshtër. Nuk kam asnjë marrëdhënie me drejtorin e policisë, nuk do kem kurrë marrëdhënie me drejtorin e policisë”, tha Rama. 
Sigal