Rama në Universitetin Bujqësor: Para një viti ishte katrahurë, s’mund të ketë më shumë kafene se salla

574
Në këtë vit të ri akademik, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të urojë studentët shqiptarë nga Universiteti Bujqësor i Kamzës.
Që në nisje të fjalës së tij Rama pohoi se ky universitet do të pësojë ndryshime të mëdha, duke nisur që nga territori përreth tij.
Mes të tjerash ai tha se shpronësimet për këtë zonë janë të domosdoshme, ndërsa shtoi se ato duhet të bëhen një orë e më parë.
“Zgjodhëm ta uronim fillimin e vitit të ri akademik, në këtë universitet pasi dëshirojmë që këtu të vazhdojmë t’i hapim rrugë një procesi transformimi rrënjësor. Transformim themelor përtej këtyre mureve. Bashkë me disa pedagogë vizituam kantierin e universitetin. Pedagogët janë të kënaqur, unë jo shumë, pasi ka ende shumë punë për t’u bërë. Bindja ime është që modeli më i shkëlqyer i një hapësire ku mësohen të gjithë elementet e kësaj fushe. Do jetë një oaz i mrekullueshëm ku natyra dhe e gjithë infrastruktura të jetë në harmoni të plotë. Këto fjalë mund të tingëllojnë utopi, por ju siguroj se studentët që janë sot në vitin e parë, do e shohin që këto fjalë do të transformohen në realitet. Përpara një viti ishim këtu dhe s’u besoja syve se çfarë katrahure ishte kjo hapësirë. Me një ndërhyrje të parë është krijuar një bazë për të vendosur rregull. Nuk do ketë asnjë aktivitet nëse nuk është në harmoni me ato të studentëve. Këtu nuk mund të ketë më shumë makina se njerëz. Këtu nuk mund të ketë makina që vendosin të parët mbi njerëzit, apo nuk mund të ketë më shumë kafene se aula. Këtu nuk mund të ketë një udhëkryq, këtu duhet të ketë vetëm studentë. Nuk mund të hy dhe të dalë askush këtu si të dojë. Këtu ka shumë për të bërë. Këtë territori ta kthejmë në një oaz”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha re Reforma në Arsim ka dhënë rezultatet e veta pozitive, dhe kështu pritet të vazhdojëduke bërë që të gjithë studentët të marrin vendin që meritojnë.
“Kapitulli i ri i reformës në arsim do të japë rezultate e produkte konkrete. Vendet dallohen nga ato që dinë jo nga ajo që kanë. Edhe komunitetet e krijuara për një interes, apo një komunitet studentësh në një fakultet, nëse do të investohemi për ditë e më shumë në atë që dimë, patjetër do bëjmë shumë më tepër, dhe po bëmë shumë më tepër, do kemi shumë më tepër. Më vjen mirë që ky vit provoi se reforma në arsim është jo vetëm e duhura, por i ka dhënë zgjidhje një problemi shumë të rëndë, problemit të pamundësisë për të marrë rrugën e hyrjes në universitet atë që takon sipas meritës. Nuk imagjinohej më parë, që çdo i ri dhe e re të kapë vendin që meriton. Ju që keni investuar në shkollën e mesme, s’ju mbetet që gjë tjetër të vazhdoni të investoni për ta merituar atë që dëshironi,” u shpreh Rama.
Sigal