Rama në Tropojë, premton 4 mln euro investime për zhvillimin e zonës

453
Sigal

Kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministrat Eglantina Gjermeni, Lindita Nikolla e Ilir Beqaj ndodhet në Tropojë.

Kreu i Qeverisë ka zhvilluar një takim me kreun e Bashkisë, Besnik Dushaj.

Kryeministri ka premtuar mbi 4 milionë euro fonde për zhvillimin e Tropojës për të ndërhyrë në hyrjen e qytetit, infrastrukturë, përfundimin e Unazës për stadiumin, fasadat e pallateve, rikonstruksionin e gjimnazit.

Premtimi u bë gjatë prezantimit të planit urbanistik të qytetit verior.

Gjithashtu Kryeministri premtoi edhe fonde për zgjatimin i Ujësjellësit të Valbonës.

Rama në Tropojë zhvilloi takim me mësuesit dhe më pas me strukturat e PS.