Rama në Holandë: Me Rutte për progresin real të Shqipërisë në BE

381
Sigal

TIRANE –  Shumë pranë muajit Qershor ku Shqipëria pret një përgjigje në Bruksel sa i takon statusit të vendit kandidat, qeveria shqiptare ka nisur lobimin me disa nga vende skeptike. Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është nisur të djelën për një vizitë zyrtare në Danimrakë ku gjatë takimeve priten të diskutohen çështje të bashkëpunimit dypalësh, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ndodhet sot në Holandës. Ai është takuar me homologun holandez Mark Rute ku kanë folur për integrimin e Shqipërisë, për progresin real të Shqipërisë, siç e cilësoi Rama përmes një njoftimi në Twitter.  “Me kryeministrin Mark Rutte për progresin real të Shqipërisë e pse Europës i duhet Ballkani ashtu siç i duhet Europa Ballkanit”, -shkruan Edi Rama në rrjetin social Twitter.

RAMA NE HAGE: MORA PERGEZIMET E TIMMERMANS PER QEVERISJEN
Rama është takuar edhe me ministrin e jashtë holandez, Timmermans, ndërsa deklaroi se mori vlerësimin e tij për qeverisjen e deritanishme të kabinetit Rama-Meta. “Me ministrin e jashtëm hollandez Timmermans, që na përgëzoi ngrohtësisht për qeverisjen bindëse të këtyre muajve”, shkruan kreu i qeverisë në Tuitter.

RAMA PASDITE LIGJERATE MBI EUROPEN
Vetë kreu i qeverisë njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale, për një ditë të ngjeshur takimesh dhe për pjesëmarrjen e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pasditen e sotme. Siç njofton vetë kryeministri Rama në postimin e tij, axhenda e tij e takimeve nesër do të mbyllet me një ligjëratë publike mbi Europën në Gjykatën Ndërkombëtare. “Në Hagë për një ditë të ngjeshur takimesh nesër që mbyllet me ligjëratën publike mbi Europën ne Hague Institute for Global Justice ora 16.00” shkruan Rama në “Twitter”. Pas vizitës në Gjermani, Holanda është vendi i dytë skeptik, ku do të bëhet lobimi pro dhënies së statusit, gjatë takimit që kryeministri Rama do të zhvillojë me homologun holandez.

RAMA: FTESA E HOMOLOGUT HOLANDEZ, AFRIM I OBJEKTIVIT TE STATUSIT
Vizita e Ramës në Holandë është paralajmëruar edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Hënën e 19 majit, ku kryeministri deklaroi se kishte marrë një ftesë nga homologu i tij holandez, të cilën e ka vlerësuar pozitivisht edhe sa i përket përpjekjeve për integrimin europian të vendit. Nga ajo mbledhje kreu i qeverisë e cilësoi këtë ftesë “si afrim të ndjeshëm ndaj objektivit të statusit të vendit kandidat lexojmë edhe ftesën e kryeministrit holandez për një vizitë të afërt zyrtare tonën në Hollandë, një kontakt i drejtpërdrejtë i nivelit më të lartë, që deri para pak muajsh dukej i pamundur. Jam i bindur se të tjera kontakte të munguara prej kohësh do të bëhen realitet në muajt në vijim. Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme ministrin tonë të Jashtëm, që në pak kohë i ka dhënë një cilësi të re dhe një impakt konkret në marrëdhëniet me të tjerët, rolit të shefit të diplomacisë shqiptare”,-është shprehur  Rama.