Rama ndryshon sërish mendje, tjetër ndryshim në qeveri

523
Pas ndryshmit të emrit të Ministrisë së Jashtme në Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar edhe emrin e një tjetër ministrie.

Është pikërisht ministria që do të drejtohet nga Arben Ahmetaj. Kur prezantoi emrat e kabinetit të ri qeveritar në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama tha se ministria e drejtuar prej tij do të quhej Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës.

Por, në shkresën që ai ka depozituar në Presidencë, për dekretimin e qeverisë së re, del se ministria e drejtuar prej Ahmetajt do të quhet: Ministria e Financave Ekonomisë.

Kështu, pas kritikave për të dyja rastet, kreu i qeverisë i ka shtuar “Europën” Ditmir Bushatit dhe i ka hequr “Punën”, Arben Ahmetajt.

Shkresa dërguar Metës
Z.Ilir Meta President i Republikës

Lënda: Propozim për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave.
Zoti President,
Si kryeministër i emëruar, mbështetur në pikën 1, të nenit 98, të
Kushtetutës, Ju paraqes përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe
propozimet për emërimin e ministrave përkatës, si më poshtë vijon:
Z. Edi Rama- Kryeministër
Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre;
Z. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;
Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes;
Z. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm
Z. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
Z. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë;
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës;
Z. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale;
Z. Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
Z. Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën;
Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Sigal