Rama-Meta, takimin e parë të vitit për aleancën

449
Sigal

Në një kohë kur LSI ende nuk ka dhënë një përgjigje për vazhdimin e koalicionit qeverisës, kryeministri Edi Rama zhvilloi dje, takimin e tij të parë për këtë vit, me kreun e Kuvendit e të LSI, Z. Ilir Meta. Mësohet se takimi nisi rreth orës 11:40 në Kryesinë e Kuvendit, aty ku paralelisht po mbahet dhe Komisioni i Reformës Zgjedhore. Duke qëndruar tek kjo e fundit, edhe dy forcat politike, PS dhe LSI ndahen, për sa i takon çështjes së listave të hapura. Ndërkohë, një ditë më parë dy përfaqësues të LSI, ministri Ylli Manjani dhe deputetja Silva Caka u shprehën hapur, se Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të dalë e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit.