Rama me kostum dhe atlete edhe në ceremoninë e betimit të Metës si President

746
Kryeministri Edi Rama, u shfaq me kostum dhe atlete sportive në ceremoninë e betimit të Presidenti të ri të zgjedhur Ilir Meta. Pas shfaqjes në Parlament, kreu i qeverisë po ashtu ka shkuar dhe në Presidencë, ku Meta do të takohet me Nishanin dhe do të mbajë fjalën e tij.
Të njëjtin stil veshje, Rama përdori edhe në samitin e Triestes, ku u bëri përshtypje jo vetëm mediave vendase por edhe të huaja.
Kryeministri Edi Rama dhe Ilir Meta nuk u përshëndetën në Kuvend, por në Presidencë Rama i dha dorën Presidentit të Ri.


Rama thyen Protokollin, shkon me atlete në ceremoninë e inagurimit të Metës (FOTO)
Sigal