Rama: Lufta kundër krimit e korrupsionit ekonomik, prioriteti ynë

421
Sigal

Kryeministri shpalos platformën e qeverisë në grupin e punës për Ballkanin Perëndimor

Duket se kryeministri i qeverisë socialiste ka kohë që ka shpallur si prioritet kryesor, sfidën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke vënë njëkohësisht theksin edhe kundër krimit ekonomik. Gjatë një takimi në zyrën e tij, me përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill (COËEB – grupi i punës për Ballkanin Perëndimor), Kryeministri Edi Rama theksoi se, sfidat kryesore të qeverisë së tij janë fuqizimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit.

Rama shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, dhe theksoi se vendi ynë mirëpret mbështetjen e mëtejshme të vendeve anëtare BE-së. “Një klimë sa më tërheqëse për biznesin është përparësi dhe si një risi në këtë drejtim”,- u shpreh kreu i maxhorancës. Rama konsideroi institucionin më të ri që ka nisur funksionimin për herë të parë në vend, Këshillin Ekonomik Kombëtar. Kryeministri theksoi se qeveria do të nisë me shlyerjen e të gjitha detyrimeve të trashëguara që ajo ka ndaj biznesit dhe më pas do të kërkojë angazhimin e tij. z.Rama e vlerësoi këtë takim si të rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, pas rekomandimit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat. Këtij takimi nuk i munguan dhe falënderimet për Kryeministrin nga Anëtarët e delegacionit, për pritjen dhe për prezantimin e reformave kryesore në zbatim, duke e vlerësuar takimin shumë të frytshëm.