Rama kundër KE për mediat: Nuk ka askund liri shpifjeje si në Shqipëri! Patronazhistët? Jam krenar, na dhanë mandatin e tretë

84
Sigal

Raporti i KE për Shqipërinë, pavarësisht arritjeve, kritikonte qëndrimin e qeverisë në lidhje me mediat. Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është dakord me vërejtjen e KE, pasi sipas tij, liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin e saj më të lartë.

“Nuk ekziston askund një liri shpifjeje si në Shqipëri. Është në nivelin më të lartë. A është kjo liria e medias? Mua nuk më duket. Por, do adoptohemi. Qëllimi ynë është të futemi në këtë familje. Unë nuk e fsheh, nuk më pëlqen qëndrimi i tyre në lidhje me shpifjen në Shqipëri”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ambasadori BE-së, Luigi Soreca, u shpreh se “kjo atmosferë e sulmeve verbale dhe fushata e baltosjes nuk duhet të vijojë!”

“Duhet bërë më shumë për pavarësinë e rregullatorit të lirisë së medies. Vetërregullimi i medias ‘online’ duhet të sigurohet. Qeveria duhet të angazhohet për të garantuar ndryshime të mundshme në këtë aspekt”.

Nga ana tjetër, kryeministri foli me krenari edhe për patronazhistët, pa të cilët, sipas tij, PS nuk do merrte mandatin e tretë.

Rama tha se pa patronazhistët PS do ishte ‘Foltore’, duke ironizuar kështu me ish kryeministrin Sali Berisha.

“Jam edhe më krenar seç isha para zgjedhjeve për patronazhistët. Sepse pa ta nuk do të ishim një makineri e pathyeshme. Raporti nuk flet as për patronazhistë apo socialistë. Fle për pretendime që po hetohen. Nuk ka patur asnjë problem në asnjë të dhënë personale. Karta jonë është një targë që nuk thotë asgjë, nga pikëpamja e të dhënave personale. Ato kanë qenë edhe në internet. Në fakt ato nuk u hyjnë në punë patronazhistëve. Që ta mbyll jam shumë krenar për patronazhistët. Do kishim marrë 77 mandatë nëse qytetarët nuk do kishin ngatërruar numrin e kandidatit me numrat e partive”, tha Rama.

Çfarë thonte raporti për lirinë e medias

Sipas raportit, kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

“Tensionet ndërmjet aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë pandemisë COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në raport