Rama: Kjo është java e fundit e kufizimeve, këto janë aktivitet që bëjnë përjashtim

283
Sigal

Kryeministri Rama mbrëmjen e së mërkurës ka dalë në atë që ai e ka quajtur komunikimi i fundit kushtuar ekskluzivisht luftës me koronavirusin.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë njoftoi se kjo është java e fundit e masave kufizuese.

Gjithsesi, Rama shtoi se përjashtim bëjnë aktiviteteve sportive, dasmat dhe funeralet. Po ashtu transporti publik do të rrijë mbyllur edhe për pak.

Rama u shpreh: “Kjo është java e fundit për masat kufizuese, me përjashtim të aktiviteteve sportive, dasmave dhe funeraleve. Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazheve që do të bëhet kundrejt rregullave, gjithçka tjetër do jetë si më parë.”

Kryeministri shtoi se veç rasteve të përjashtuara, gjithçka tjetër do të jetë si më parë. Gjithsesi, shtoi ai, sjellja individuale e gjithsecilit nuk duhet të jetë si më parë.