Rama: Kemi ulur numrin e shqiptarëve që emigrojnë, një pjesë e tyre po rikthehen

669
Kryeministri Edi Rama në konferencën mbi sfidat e emigracionit është shprehur se ka pasur një rënietë personave që janë larguar jashtë vendit. Duke e krahasuar me vitet 2011 dhe 2013 Rama tha se ka një rënie, me 20% dhe 30% të personave që janë larguar nga vendi.
Rama tha se në masë dërrmuese emigrantët shqiptarë lënë vendin për mundësi të reja punësimi, dhe pse jo për përmbushjen e ambicjeve të tyre në aspektin professional.
‘’Në vitin 2017 në krahasim me vitin 2013 kemi 20% persona më pak që emigrojnë, ndërsa me vitin 2011 në 2017 ka pasur rreth 30 % më pak të njerëzve që kërkonin të emigronin. Sigurisht që arsyeja kryesore e emigracionit ishte domosdoshmëria për të pasur një jetë më të mirë në të gjitha aspektet.
Nëse do ti vinim një emërtim të përbashkët të gjitha lëvizjeve emigruese jashtë vendit do të përkthehej në një fjali: mundësi punësimi. 84 % e emigrantëve e lidhin me punësimin largimin e tyre jashtë vendit, një nga rastet më të komentuara është dhe largimi i mjekëve specialist drejt Gjermanisë.
Kjo lidhet jo vetëm me ambiciet personale të këtyre mjekëve, duke lënë edhe vende bosh në vendin tone po edhe me kushtet e punës. T’iu krijojmë kushtet në mënyrë që ata të ndihen mirë në punën e tyre këtu. Një pjesë e mirë e emigrantëve po rikthehen, ne duhet t’iu krijojmë kushtet e duhura që ata të riintegrohen”, u shpreh Rama.
Sigal