Rama kandidon një femër për Bashkinë e Lushnjes! Emri

256
Sigal

Partia Socialiste ka zgjedhur Eriselda Sefën kandidate për kryetare në bashkinë  e Lushnjës. Aktualisht Sefa është kryetare e komanduar e bashkisë së Lushnjes.

Ajo është emri i fundit nga lista e kandidatëve të PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që ishte paralajmëruar të deklarohej sot.

Para disa ditësh, kur u vendosën kandidatët në 5 bashkitë e tjera, Balla tha se po zhvillohej anketë me qytetarët dhe ishin në proces konsultimi.

Partia Socialiste në zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër do të kandidojë për kryetare bashkie prefekten Majlinda Angoni. Sa i përket bashkisë së Vorës, PS ia ka besuar garën Blerim Sherës dhe Edison Memolla do të garojë për bashkinë e Rrogozhinës.

Ndërsa Emirjana Sako do të garojë për bashkinë e Durrësit dhe Rahim Spahiu për bashkinë e Dibrës.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjes.