Rama: Ish-ministra do shkojnë në prokurori për korrupsion

471
Sigal

TIRANE – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalën e tij pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS tha se ish-minstra dhe ish-zyrtarë shumë të lartë shumë shpejt do të paraqiten në prokurori për hetime për korrupsion.

Sipas kryeministrit Rama edhe pse duhet një përmirësim i legjislacionit  për të forcuar shtetin e së drejtës, sipas tij nuk e ka penguar ligji prokurornië lidhur me çështje që qeveria ia ka vënë në dispozicion. Kryeministri theksoi se edhe pse volumi i këtyre dosjeve është shumë i madh, ka ardhur koha që këta persona të vihen para drejtësisë.

“Kur flasim për korrupsionin duhet një sistem drejtësie në lartësinë e sfidës, dhe ne nuk e kemi, prandaj duhet një reformë në këtë sistem drejtësie. Ka filluar puna për hartimin e kësaj reforme, ndërkohë nuk janë ligjet që e kanë penguar prokurorinë lidhur me çështje që ja kemi vënë në dispozicion fare të qarta. Janë çështje që lidhen me zyrtarë të lartë dhe shumë të lartë, dhe me korrupsion. Të tjerë ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë do të paraqiten në prokurori për hetime. Sigurisht volumi është i madh por ne nuk do të shmangemi.” tha Rama

RAMA: SHQIPERIA MERITON STATUSIN, TANI CDO GJE NE DORE TE BE
Duke folur në lidhje me statusin e vendit kandidat, në një moment kur Shqipëria pret nesër publikimin e progres-raportit nga Komisioni Evropian, Kryeministri Rama përsëriti qëndrimin e tij se vendi ynë e ka merituar që në dhjetor marrjen e statusit. Ai tha se nëse raporti do t’i qendrojë prirjeve pozitive të nisura që në dhjetor për punën e bërë të qeverisë, atëherë sipas tij kjo do të thotë se Shqipëria e ka bërë detyrën e vetë.

Teksa u shpreh optimist për marrjen e statusit kandidat, Rama shtoi se sot fatmirësisht ende mazhoranca në PE është e forcave pro-BE-së dhe jo euroskeptikëve.

“Raporti që vjen nesër do të tregojë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për statusin. Ju e dini pikëpamjen time, se Shqipëria duhet ta merrte statusin që në dhjetor. Besoj se mosdhënia nuk i bëri mirë as vendit tonë as rajonit. Kjo është Europa e sotme dhe detyra jonë është që të bëjmë detyrimet e shtëpisë. Në rast se progresi konfirmon prirjet e muajve të parë dhe nëse konfirmon se qeveria i ka plotësuar kërkesat duke nënvizuar se trendi është ai i stabilizimit të bilancit pozitiv do të thotë që e kemi kryer detyrën dhe pastaj vendimarrja i takon të gjitha vendeve anëtare, dhe siç nuk lidhej në dhjetor, aq më pak lidhet tani me vendin tonë pas zgjedhjeve, dhe këto masa e kanë vënë BE në dilema të forta. Fatmirësisht sot forcat pro-BE janë ende maxhoritare, dhe pavarësisht rritjes së euroskeptikëve le të shpresojmë që kurajo dhe përballja e drejtpërdrejtë me ta do të rezultojë fituese. Ne nuk kemi dyshime se progres raporti do të flas ë për atë që kemi bërë edhe pse do të flasë në disa fusha, kur puna e qeverisë ka qenë në të gjitha fushat. Shifrat flasin vetë, por ulja e kriminalitetit po ashtu rënia e vrasjeve dhe grabitjeve me dhunë, sasia e madhe e drogës dhe kapja e personave të kërkuar, të gjitha këto përbëjnë një bazë solide për të shtuar bashkëveprimin me policinë ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër për të vazhduar me paketën për përmirësimin e policisë.” u shpreh kryeministri.

ZGJEDHJET NE PE, RAMA: BE JO SI ME PARE, POR KANE NEVOJE PER NE
Kryeministri i vendit u ndal edhe tek zgjedhjet në Parlamentin Evropian ku shtoi se Shqipëria nuk është më ajo që ka qenë. Megjithatë sipas tij, Shqipëria dhe Ballkani kanë nevojë për Europën po aq sa Europa ka nevojë për Shqipërinë dhe Ballkanin

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se Europa nuk është më ajo që ishte, se cila do jetë mbetet për tu parë. Shumë ndryshime janë në tavolinë të liderëve europianë. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë detyrat tona. Por siç ka Shqipëria dhe Ballkani për Eurpën ashtu edhe Europa ka nevojë për Ballkanin dhe Shqipërinë, madje kjo e fundit po vjen gjithmonë e në rritje pasi edhe roli i Shqipërisë dhe rajonit po vjen gjithnjë në rritje.” nënvizoi Rama

DROGA, RAMA: PER HERE TE PARE KOMISIONI HETIMOR BERI PUNEN E VETE
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u ndal edhe tek faktet e publikuara nga Komisioni Hetimor lidhur me trafikun të drogës në Gjadër të bërë para 23 qershorit. Sipas Ramës, kjo është hera e parë që një Komision Hetimor bën detyrën për të cilën është caktuar. Ai theksoi se qëllimi i komisionit është të bëjë publike faktet dhe jo të bëjë punën e prokurorit.

“Falenderoj kryetaren e Komisionit Ermonela Felajn dhe të gjithë Komisionin Hetimor sepse për herë të parë një Komision Hetimor bën detyrën e tij, me një produkt konkret, bazuar mbi fakte, dhe mbi një objekt që nuk ka për qëllim të përbaltë njeri. Edhe këtu vazhdoj të jem shpresëplotë pasi komisioni ka prodhuar një dokument që nuk ezauron problematikën duke marrë rolin e prokurorit por përmbush detyrën e disa deputetëve.” theksoi Rama.

RAMA: REFORMAT I KANE DHENE FRYEMARRJE VENDIT
Rama foli edhe për reformat e bëra nga qeveria ku sipas tij i kanë bërë të mundur që të marrë frymë vendi dhe ekonomia. Ai nënvizoi si të suksesshme luftën ndaj korrupsionit si dhe çështjen e punësimit ku sipas tij vetëm në 9 muaj janë punësuar rreth 30 mijë të rinj. Po ashtu kryeministri theksoi edhe reformën e ilaçeve si dhe reformat e bër për rritjen e miëqënies sociale.

“Ne kemi filluar të shohim rezultate të prekshme të punës së qeverisë që nga ai i maturës shtetërore, ku përgëzoj ministren. Jam i bindur se rezultati i maturës flet qartë për mundësitë që ne kemi për të ndryshuar sistemin e funksionimit të shtetit, dhe për të theksuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet por e kundërta. Është trajtuar deri dje dhe po trajtohet edhe sot çështja e ilaçeve, është një proces ende në vazhdim, jemi ende larg plotësimit të kuadrit ku do të mbahen të ndërtuara marrëdhnia e shtetit dhe furnizuesve jo me ilaçe të shtrenjta. Provat i kemi të qarta dhe sot në farmaci gjen më shumë se një alternativë dhe me një çmim më të lirë. Ashtu si refomat me mirëqënien sociale kemi marrë mbështetje financiare nga ndërkombëtarë, ulen në mënyrë drastike abuzimet me mbështetjen sociale. Janë 12 mijë njerëz që nuk janë më të përfshirë pasi ishin përfshirë në mënyrë të jashtëligjshme. Janë edhe 30 mijë të rinj të regjistruar në punë. Unë do ju ftoja ti shohim këto si luftë kundër korrupsionit dhe informalitetit. Edhe muaji maj i parashikuar si më i vështiri arriti të realizohet me sukses nga doganat dhe tatimet, ku kemi një shifër të pakrahasueshme me më parë. Po luftohet korrupsioni në mënyrë bindëse. Do të doja të përgëzoja edhe Ministrin e Energjisë në kushtet e vështira në të cilat ndodhet sot ky dikaster i lënë nga qeveria e mëparshme. Qysh pas shumë vitesh më në fund ka filluar Albeptroli të japë para te shteti. Kjo tregon fillimin e funksionimit të shtetit.” tha kryeministri i vendit