Rama: Do bëjmë në Tiranë më shumë se në kohën time kryebashkiak

437
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për parkun olimpik dhe kopshtin zooloogjik tha se kombinimi i këtyre projekteve bashkë me parkun e Tiranës do të kthejë një hapësirë të madhe për qytetarët, në mënyrë që të ketë një zonë të madhe të gjelbër e cila do ti japë qytetit më shumë oksigjen dhe optimizëm. Rama u shpreh se në katër vitet e ardhshme do të bëhet për Tiranën më shumë se sa në kohën kur ishte ai kryebashkiak. 
“Në këtë zonë ka një konflikt të madh të komunitetit që është kthyer në një konflikt të gjithë qytetarëve me idenë e ndërtimit të disa ngrehinave gjigante. Katër vjet më parë kryetari i sotëm i bashkisë doli dhe premtoi se do bënte këtë që po bëjmë ne sot, se do e kthente në hapësirë të gjelbër dhe sportive. Jo vetëm që nuk e bëri, por pasi u betua që asnjëherë nuk do të jepte leje për ato ngrehinat që kanë çelur aty një gropë më të madhe se e Hajdin Sejdisë, e vetmja gjë që bëri është që i bëri gropën kësaj zone. Ne po punojmë që ta bëjmë Tiranën çdo ditë e më të jetueshme dhe se historia e shkëlqimit të Tiranës nuk ishte rezultat i një personi, por ishte rezultat i një historie që lidhet me një të vërtetë krejt tjetër, me të vëretetën se kush ja lë pushteti demokratëve në dorë merr veten më qafë dhe kush ua lë socialistëve ka në këmbim vetëm zhvillim harmonoik urban dhe social”, u shpreh Rama. 
Ai tha më tej se katër vitet e ardhshme do jenë prova e fortë e faktit se socialistët dhe progresistët me kryebashkiakët dhe qeverinë që është e orientuar nga një vizion zhvillimi për komunitetin do bëjë më tepër për Tiranën se sa kur ishte vetë ai kryetar bashkie. Sipas tij me Erion Veliaj do bëhet për Tiranën shumë më tepër në çdo komunitet dhe drejtim, përfshirë dhe sportin dhe hapësirat për fëmijët. 
“Do ketë vend më në fund për federatat e shumësportshit, basketboll, volejboll, që kanë 25 vjet që mbijetojnë në skuta të mbetura që nga koha e vjetër dhe s’kanë asnjë zyrë dinjitoze dhe jo më pastaj hapësira që të zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe të përfaqësohen me dinjitet në sytë e të tjerëve. Në parkun olimpik të gjitha federatat do kenë hapësirën e tyre dhe nivel të ri administrativ. Do ketë hapësirë dinjitoze për kampionët e peshëngritjes dhe mundjes të cilët kanë arritur në vite rezultate të jashtëzakonshme por që në shekullin e 21 stërviten më keq se kampionë të tjerë të së kaluarës që sot janë pikë referimi për më të rinjtë”, tha më tej Rama. 
Në fund Rama bëri dhe një ofertë për dy kandidatët për kryetar bashkie në Tiranë, ku theksoi se Erion Veliaj në krye të bashkisë dhe Halim Kosova merr drejtimin e maternitetit. “Në këtë proces na duhen të gjithë dhe Halimi. Prandaj përsëris se jemi në kushtet kur çdo punë ti gjejmë njeriun e duhur, duke votuar Erionin i gjejme njeriun e duhur punës së kryetarit të bashkisë dhe njeriun e duhur vendit të lënë bosh në maternitet dhe këtë do ta kenë parasysh shumë seriozisht gratë e Tiranës, që kanë parsysh sa i paharueshëm është momenti i lindjes. Gratë të votojnë Erionin në mënyrë që të mbështesin dhe doktor Halimin. Të bëjnë një rrugë e dy punë të mira”, tha Rama.
Sigal