Sigal

Juristi Dastid Pallaska zbardh ujdinë e kryeministrit shqiptar me Presidentin e Serbisë në Davos të Zvicrës, në janar 2018: Ksova të shkrij9 subjektivitetin juridik ndërkombëtar në Shqipëri, strategjia është që pas 20 viteve do t’i kthehet Serbisë

Sipas juristit Dastid Pallaska, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta zhbërë Kosovën ishin marrë vesh në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Pallaska ka cituar presidentin Vuçiq, i cili pas takimit me Ramën kishte thënë se “Shqipëria është me ne”, shkruan “Express”. Pallaska deklaroi se si Rama e Vuçiq kanë rënë dakord në Davos të Zvicrës për zhbërjen e Kosovës. Ai u është referuar deklaratave që kishte dhënë Vuçiq pas takimit me Ramën, ku ndër të tjera kishte thënë se “Shqipëria është me ne, por nuk mund të flas më shumë sepse nuk është fer ndaj kolegut tim, Edi Ramës, pasi që ai nuk e ka njoftuar askënd, as në Shqipëri e as në Kosovë”. Pallaska ka deklaruar se Serbia do ta njohë Kosovën, kur të shkrihet në Shqipëri. “Serbia po synon të krijojë Jugosllavinë e fundit. Në Davos të Zvicrës, në janar të këtij viti, presidenti Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë rënë dakord që katër shtete të Ballkanit Perëndimor ta krijojnë një zonë ekonomike, që do ta ketë një sistem unik doganor. Nëse e citoj drejt deklaratën e Vuçiqit, pas atij takimi, kishte thënë, me Shqipërinë kemi biseduar, Shqipëria është me ne, por nuk mund të flas më shumë, sepse nuk është fer ndaj kolegut tim, Edi Ramës, pasi që ai nuk e ka njoftuar askënd as në Shqipëri, e as në Kosovë”, ka thënë Pallaska. “Definitivisht opsioni është që Kosova të shkrijë subjektivitetin juridik ndërkombëtar në Shqipëri, dhe ashtu pranon Serbia, sepse Serbia e njeh Shqipërinë. Edhe tani kur krijohet një Shqipëri e Madhe, krijohet një Serbi edhe më e madhe. Tani ajo Serbi shumë e madhe me Shqipërinë e Madhe, dhe me dy shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë për të qenë pjesë e një zone ekonomike apo një sistemi doganor, në të cilin Serbia do ta ketë edhe primatin politik dhe ekonomik, vetëm sepse është shteti më i madh”, tha më tej Pallaska.