Rama dhe Vasili: LSI do jetë përballë trafikantëve dhe tepsixhinjëve

514
Nga Konventa Kombëtare e LSI-së, Luan Rama garantoi se partia që ai përfaqëson do të jetë mburojë përballë trafikantëve, dhe ata që i quan tepsixhinj. “Na kanë thirrur për t’u bërë mburojë kundër banditëve e trafikantëve në qeveri e kudo. LSI do të jetë mburojë do i bëhemi barrierë, trafikantëve, timonierëve, tepsixhijëve, kusixhinjëve dhe të gjithëve atyre që u ka humbur timoni e patentat e krimit”, tha Luan Rama. Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka paralajmëruar zhvillime të rëndësishme në vend. “Javë më parë, në Kuvend paralajmërova se çfarë do të ndodhte, sot ju them se do të ketë të tjera zhvillime të rëndësishme, çështje javësh, që këtë kryeministër të degraduar do ta rrëzojnë nga pushteti”, u shpreh Vasili përpara mbështetësve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sigal