Rama darkë për deputetët socialistë, Ben Blushi mungon

544
Kryeministri Rama ka shtruar një darkë për deputetët socialistë në mbyllje të sesionit parlamentar. Kreu i qeverisë kishte lajmëruar deputetët e tij për në orën 20:00 për të qenë në kompleksin ku do të zhvillohej darka, por për shkak se votimi i marrëveshjeve në Parlament zgjati deri në orën 20:30, deputetët u grumbulluan në Surrel rreth orës 21:00.
Mësohet se në darkë ka munguar deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka debatuar ashpër me Kryeministrin Rama në mbledhjen e një jave më parë në Asamblenë Kombëtare për mandatin e skaduar të kryetarit të partisë. 
Gjithashtu, të ftuar mësohet të kenë qenë dhe ministrat socialistë të kabinetit qeveritar, por jo ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sigal