Rama bën ndryshime të të deleguarve për Tiranën, marrin bazën në ”dorë” Lindita Nikolla, Orlando Rakipi, Frida Krifca dhe…

251
Sigal

Detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku ka pasur dhe një rishpërndarje të të deleguarve në zona të ndryshme të vendit.

Kështu Lindita Nikolla është deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Mimi Kodheli delegohet në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, po në kryeqytet.

Po në Tiranë do të jetë delegat i PS edhe deputeti Paulin Stërkaj, të cilit i besohet Njësia Nr. 11, ndërsa në Njësinë Nr. 4 do të jetë Blerina Gjylameti. E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, ndërsa deputeti Orlando Rakipi caktohet delegat në Bashkinë e Vorës.

Ajo që bie re në sy në emrat e rinj që janë deleguar në bazë, është ai i Orlando Rakipit, i cili sipas burimeve mediatike është shpallur non grata nga SHBA-të.

Po ashtu ka angazhim të ministreve Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca, të cilat tashmë do të japin kontribut dhe në parti.

Të tjerë emra që tashmë do të jenë në bazën e Tiranës janë Blerina Gjylameti dhe Paulin Stërkaj, të cilët kanë qenë në zgjedhjet e fundit në Pogradec dhe në Shkodër.