Rama ashpërson gjuhën me studentët: S’doni të dialogoni? Rrini atje. Ata që kanë në mendje revolucionin ta provojnë

544
Sigal

Pasi u refuzua sërish nga studentët, kryemninistri Rama ka ashpërsuar gjuhën me studentët. Rama ka thënë se ai është i gatshëm për t’i dëgjuar studentët dhe nga dialogu sipas tij mes palëve lind dhe zgjidhja.

Por kryeministri ka patur edhe një paralajëmrim të ashpër ndaj tyre. Rama ka thënë se kush synon që këtë protestë, apo nëse e ka nisur që në fillim me qëllimin për ta kthyer në një “revolucion të atyre pa popull”, le ta provojnë.

“Unë jam i gatshëm në sekondën e parë që dikush thotë dua të dëgjohem, i them: Po dua të dëgjoj. Për të dëgjuar edhe atë pensionisten në fund të botës, që falë platformës i rregullohet pensioni, dhe për të ndjekur dhe këmba-këmbës burokratët që e pengojnë atë mësuesen të bëhet mësuese, që i mohohet e drejta”, tha ai.

Sa i përket protestuesve, kam një pyetje: Është politike apo nuk është politike, apo është e orkestruar në mënyrë të tillë që disa që i pash që kanë venë edhe maska që thonë ‘larg poltikës dhe janë telefoni i prishu i politikës. Dialogu nuk është akt martese me zor, është moment kur palët flasin, palët dëgjojnë dhe dëgjohen, unë nuk them hajde të dialogojmë pasi të ndaloni protestën, vazhdoni të protestoni.

Si mundet dot të jemi sot në fund të vitit 2018 në shekullin e 21, kemi bërë një rrugë të gjatë e të vështirë, si mund të jemi kundër dialogut mes studentëve dhe qeverisë dhe kryeministrit, pse ça është kjo, dyqan, magazinë?

Unë besoj se prindërit nëpër shtëpi më kuptojnë këtë që po them. Më duket se nuk e keni mësuar që në vitin 2013 kur erdha në qeveri kërkesa ulëritëse për autonomi ishin ulëritëse, ato tarifa u rritën si produkt i autonomisë. Jam dakord me ju sa i përket tarifave por duhet të ulemi të diskutojmë se nuk e zgjidhim problemin në themel.

Kushdo që e ka nisur apo nëse e ka nxitur që në fillim, me idenë që ta kthejë në revolucion të atyre pa popull është i lirë ta provojë,

Por duhet të kuptohet që qëllimet e përbashkëta nuk arrihen me forma dhe ultimatume, eksperienca demokratike njeh shumë raste kur protesta nuk dëgjohet, edhe rasti i fundit në Francë vonesat në reagim dhe mosgadishmëria për ti dëgjuar ata që janë në rrugë çon në veprime të padëshiruara”, deklaroi kryeministri.

“S’doni dialog, rrini atje”, u shpreh Rama duke shtuar sërish se është i gatshëm për t’i dëgjuar studentët.