Kryeministri Edi Rama ka theksuar me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” se Aleanca për Shqipërinë Europiane ka shkuar në mbi 1 milionë vota në këto zgjedhje.
Ndërsa kryeministri ka ironizuar opozitën duke u shprehur se oferta e re e opozitës shkon në mbi 100 mijë vota minus nga zgjedhjet e vitit 2013. Në fund Kryeministri Rama shprehet se me sa duket e vetmja fitore e Lulzim Bashës ishte që humbi më thellë se Sali Berisha.
“Aleanca jonë shkon mbi 1 milionë vota! Oferta e re mbi 100 mijë minus nga 2013! Si duket e vetmja fitore e LB ishte që humbi më thellë se SB”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.