Një qytetar në Gjirokastër ka shfaqur një entuziazëm pak të tepruar ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Menjëherë sapo ka marrë mikrofonin, ai ka nisur me lavdërime ndaj Berishës, duke i vendosur atij një sërë epitetesh, madje edhe duke e quajtur Badspenser i Shqipërisë dhe legjenda e Tropojës.
Ai i ka kërkuar gjithashtu Berishës që t’i premtojë se do i çojë në fitore dhe do i rikthej nderin e dinjitetin PD-së sipas tij.
“O Badspenser i Shqipërisë, o legjenda e Tropojës, mirë se na ke ardhur në Gjirokastër dhe dua të na premtosh një gjë ktu, dua të na premtosh fitoren”.