Qytetarët në protesta para spitaleve, qeveritarët dhe oligarkët me charter drejt Europës

412
Sigal

Mbi 30 avionë  charter kanë fluturuar nga Rinasi në 5 muajt e fundit me persona vip, politikanë dhe oligarkë për t’u trajtuar nga Covid-19, në Turqi, Austri, Zvicër dhe Itali, ndërkohë që qindra qytetarë  të thjeshtë kanë humbur  jetën në spitalet shqiptare. Pas protestave  të familjarëve  reagon  Dr.Erjon Dasho: E mbajta familjarin 8 ditë me oksigjen në shtëpi, por sa vajti në spital vdiq për 8 orë. Presidenti Ilir Meta: Familjarët dhe qytetarët e prekur  me Covid-19, të trajtohen denjësisht.

Mbi  32  persona  vip, politikanë, biznesmenë dhe oligarkë  u larguan nga Rinasi me charter në 5 muaj, me shpenzime që arrijnë deri në 25 mijë euro udhëtimi dhe trajtimi

Të pasurit i “besojnë” Turqisë , Austrisë,  Zvicrës dhe Italisë për kurim ndaj COVID

Të jesh i pasur, politikan, deputet apo familjar i qeveritarëve, padyshim përkthehet në disa privilegje më shumë! Koronavirusi ka prekur kryesisht moshën e tretë, por nuk ka kursyer as fëmijët, të rriturit dhe as të pasurit. Teksa dy spitalet në COVID-19 në vendin tonë po arrijnë kapacitetet maksimale, me një staf jo me shumë eksperiencë përballë një pandemie, ata që kanë shumë zero në llogaritë bankare zgjedhin të kurohen jashtë vendit tonë, për mjekim më të specializuar!  Sipas të dhënave konfidenciale  janë të paktën 32  persona që janë larguar nga Rinasi me charter të dedikuar, në harkun kohor prej 5 muajsh, teksa sipas zyrtarëve, aplikime ka çdo ditë ku vlera e udhëtimit arrin në mbi 25 mijë euro për rastet e lehta, deri në 50 mijë euro ato më të komplikuara.  Ata i kanë besuar më tepër eksperiencës së Turqisë, Austrisë , Zvicrës por edhe të Italisë, që është një nga vendet më të prekura nga ky virus.  Sipas të dhënave konfidenciale nga aeroporti  “Nënë Tereza”, charterët që mbërrijnë në Rinas, dezinfektohen dhe personeli mjekësor që shoqëron vipp-at janë të ngarkuar me pajisjet mjeksore të emergjencës. Me  këta avionë kanë fluturuar deputetë, qeveritarë, pushtetarë lokal, biznesmenë, ndërtues, tregtarë të fuqishëm, përfaqësues të kompanive shqiptare dhe të huaja, por edhe familjarë të tyre. Po ajo që bie në sy,  ka të bëjë me faktin që për mjekësinë shqiptare harxhohen rreth 165 milion euro sigurime shëndetësore,  dhe miliona të tjera për PPP-të e mjeksisë dhe një pjesë e këtyre përfituesëve që duhet t’u japin qytetarëve shqiptarë garanci dhe cilësi për shëndetin e tyre, kanë gjetur rrugën e shpejtë  duke marrë charter për t’u kuruar në Turqi apo Zvicër. Po si ka mundësi që derdhen miliona euro ose miliarda lekë për shëndetsinë shqiptare dhe këta batakçinj  për veten e tyre zgjedhin të kurohen jashtë? Po për shqiptarët kush do të mendojë ? A kanë turp këta maskarenj qeveritarë së bashku me oligarkët e PPP-ve të shëndetësisë që e lanë shëndetësinë  në mëshirë të fatit duke grabitur edhe pikën e fundit të gjakut taksapaguesve ? Po për shqiptarët që dergjen në spitale në mëshirë të fatit, ku mungon edhe sapuni pale kushtet për të përballuar një situatë të tillë, kush do të mendojë?  Turp, …turp, për ju faqezinj të pangopur, të pashpirt  dhe kuçedra të ndyra të PPP-ve! Po mirë që i ropët shqiptarët, por të paktën mendoni për jetën e tyre, more fëlliqësira të ndyra! Turp,…turp, për ju çakenj dhe vampirë të qeverisë, që ndani paratë me  maskarenjtë e oligarkisë tuaj familjare. Vendi ynë ka pasur një numër të lartë të të prekurve me koronavirus  gjatë javëve të fundit, ku ditën e djeshme arriti rekordin me 139 raste të reja në 24 orë. Është koha të hetohen rastet, emrat e regjistruar, pasi flitet se kur del një person i një familjeje me covid, listat plotësohen sikur tamponi u është bërë gjithë familjarëve. Gjithashtu pajisjet e instaluara për intubim dhe oksigjen kanë probleme teknike dhe nuk e kryejnë dot shërbimin e plotë,  sikurse e kërkon protokolli i sëmundjes. Organet e hetimit i duam për këtë ditë dhe jo t’u lëpihen qeveritarëve dhe deputetëve mjeranë që i votuan për të qëndruar në poste ku paguhen me rroga  sa 20 pensione të shqiptarëve të thjeshtë.

Eksperti i   Shëndetit Publik: “Për 8 ditë e mbajta në shtëpi me oksigjen, as 8 orë nuk e mbajtën në spital dhe vdiq”

Ditën e djeshme, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho njoftoi se një i afërmi tij kishte humbur jetën nga Covid, duke lëshuar një sërë akuzash në drejtim të sistemit shëndetësor në vend. Por, ky nuk është denoncimi i vetëm që vjen ndër radhët e ekspertëve. Mjeku Mhill Gecaj ka komentuar në postimin e Erion Dashos, duke treguar një tjetër rast që humbi orën vetëm 8 orë pasi kishte shkuar në spitalet Covid. Mjeku Gecaj thekson se çdo ditë po diagnostikohen dhjetëra raste, të cilët po mjekohen në shtëpi pa asnjë lloj mbështetje. Komenti i mjekut: Ngushëllime miku im!Po të them një tjetër rast. Për 8 ditë një të sëmurë e mbajta në jetë dhe me oksigjen dhe terapi në shtëpi dhe pasi u shtrua ne një spitalet Covid nuk e mbajtën në jetë as 8 orë.
Dhe asnjë informacion përveç telefonatës që i bënë familjarëve hajde merreni të paketuar!
Jam pa fjalë miku im. Çdo ditë po përballemi me dhjetra raste po i diagnostikojmë me klinikë me imazheri scaner po i mjekoj në shtëpi totalisht të pa mbështetur nga shteti me asgjë dhe mjetet më të domosdoshme mbrojtëse!

Presidenti Ilir Meta i bën apel qeverisë

Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht

Pamje të mjerueshme përditë ndeshim në spitalin e QSUT-së, ku dhjetëra pacientë presin me orë të tëra në diell rradhën që të vizitohen, si edhe familjarë të pacientëve të prekur nga Covid-19. Presidenti i Republikës Ilir Meta, me ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë që e karakterizon, apelon që “Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19, meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë”. Presidenti Ilir Meta:  “Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19, meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot (dje) në medie për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë, kërkojnë reflektim të menjëhershëm.”