Qindra punëtorë me thirrje kërkojnë pagat para Kuvendit, flet protestuesi: Herën tjetër para kryeministrisë

638
Një protestë është zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë, e cila ka nisur sapo është hapur seanca parlamentare. Kanë qënë qindra punëtorë, që kanë ndërtuar bypass-in e Fierit dhe Vlorës dhe nuk janë paguar prej mëse një viti e gjysëm, që me thirrje dhe pankarta kanë kërkuar pagat e 16 muajve të shkuar.
Njeri prej tyre deklaroi për mediat se “kjo është protesta e dytë që po bëjmë. Ministria e Transporteve nuk na dëgjon për këtë shqetësim dhe se herën tjetër ne do të protestojmë para kryeministrisë nëse vazhdohet të mos kemi përgjigje.”
Sigal