Qeveria shqiptare menaxhon tregtinë rajonale të drogës

374
Sigal

Analizë nga Peter Tase “Foreign Policy News.org”/ Shqipëria mes krimit, korrupsionit dhe zgjedhjeve që po vijnë. Kryeministri Rama është përqëndruar vetëm në të ardhmen e tij politike dhe në sigurimin e pasurisë personale. Vendi po kalbet në varfëri dhe bandat veprojnë lirshëm në qytete. Trafikantët po përdorin anijet dhe charterat për të sjellë kokainën nga Amerika Latine. Ja deklarata e të penduarit të drogës

“Republika e Shqipërisë, vendi më i varfër në Evropën Juglindore, ka fituar një reputacion famëkeq për shkak të elitës së saj të korruptuar”. Kështu nis një shkrim i gjatë i portalit “ForeignPolicyNews.org”  që mban firmën e Peter Tase dhe që bën akuza të forta për qeverinë e kryeministrit Rama, për të cilën thotë madje se ka shfrytëzuar një rrjet të sofistikuar të plantacioneve të marihuanës dhe menaxhon tregtinë rajonale të drogës që po shkakton një numër në rritje atentatesh mes anëtarëve të karteleve të ndryshme të drogës dhe një numër në rritje të viktimave të pafajshme në 7 vitet e fundit. “Vrasja e Niko Goros dhe atentati i mbetur në tentativë  ndaj Andon Dhimës (e dokumentuar nga kamerat e sigurisë), janë një dëshmi e mirëfilltë e situatës aktuale të Shqipërisë, një vend që është shkatërruar nga krimi i organizuar, teksa shumica e fermave të saj në zonat rurale kontrollohen nga baronët e drogës. Tirana gjithashtu po vuan nga një hemorragji e trurit dhe po përballet me një krizë demografike. Brezi i saj më i ri po largohet nga vendi në kërkim të mundësive më të mira në rrugët e Evropës Perëndimore” – thuhet ndër të tjera në shkrim. Më pas flitet për deklaratat e vazhdueshme të Presidentit Meta për largimin e të rinjve nga vendi ndërsa ambasadorin e BE, Luigi Soreca e quan “të mbrojtur nga George Soros”. “Presidenti Ilir Meta në mënyrë legjitime ka shprehur një shqetësim të thellë mbi situatën aktuale socio-ekonomike në Shqipëri, por për fat të keq deklaratat e tij janë injoruar haptazi nga Brukseli, duke mos ushtruar presion ndaj Edi Ramës për të luftuar krimin e organizuar, edhe pse klubi i ‘Charles Michel’ dhe udhëheqja e KE-së e kanë refuzuar hapjen e negociatave, pikërisht për të njëjtat arsye që janë shprehur qartë nga Presidenti i Shqipërisë (gjatë dy viteve të fundit), duke përfshirë këtu: rrënimin e institucioneve demokratike krimin e organizuar që ka depërtuar brenda qeverisë së Ramës dhe stanjacion ekonomik” – thuhet në shkrim ku ngrihen pikëpyetje se përse nuk reagon BE. “Është shqetësuese teksa vërehet se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë në dijeni të krizës kushtetuese të Shqipërisë, paaftësisë institucionale, megjithatë ata qëndrojnë të heshtur dhe bashkëpunojnë me taktikat e fshehta të Edi Ramës” – citohet në shkrim.  “Edi Rama ka “uzurpuar çdo institucion të pavarur” dhe e ka kthyer vendin në një “regjim me një parti”, Tirana nuk ka një gjykatë kushtetuese për më shumë se tre vjet, dhe Këshilli Europian mbetet i heshtur dhe ka dështuar në mënyrë dramatike për të rikthyer qeverinë e Ramës në rrugën e duhur. Për më tepër Edi Rama dhe shumica e tij qeverisëse kanë minuar zbatimin e reformës në drejtësi të Shqipërisë, vendi është pa një gjykatë kushtetuese për më shumë se tre vjet dhe lufta e Tiranës kundër korrupsionit është një fiasko totale” – citon shkrimi. Më pas bëhet një analizë për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 25 prill, që sipas autorit të këtij shkrimi do të manipulohen sërish nga Rama. “Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 25 Prill, 2021 dhe Edi Rama pritet t’i manipulojë zgjedhjet për të siguruar mandatin e tij të tretë së bashku me aleatët e tij, në një kohë të përshtatshme kur partnerët e tij Evropianë bashkëpunëtorë në këtë krim, megjithëse të paralajmëruar në mënyrë të përsëritur – kanë prirjen për të mbështetur status-quo-në e Ramës në dëm të standardeve demokratike dhe të autonomisë institucionale të Shqipërisë” – thuhet në shkrim. “Kryeministri i Shqipërisë është përqendruar vetëm në të ardhmen e tij politike dhe në sigurimin e pasurisë personale. Vendi po kalbet në varfëri dhe krimi i organizuar vepron lirshëm në rrugët e Tiranës. Populli shqiptar është viktimë e rritjes së pabarazisë në të ardhura që po vonon aspiratat e tyre – integrimin e plotë evropian – ëndrrat për zhvillimin dhe po zbeh shpresat e tyre. Zgjedhjet e 25 prillit janë një moment themelor për demokracinë institucionale të vendit dhe institucionet e Bashkimit Evropian kanë disa muaj kohë për të vepruar dhe për të promovuar institucione funksionale që zbatojnë ligjin, ose për të vazhduar të ruajnë autokracinë e Ramës” – thuhet në shkrim. https://foreignpolicynews.org/2020/10/23/albania-europes-marijua

Somario

1

Edi Rama ka “uzurpuar çdo institucion të pavarur” dhe e ka kthyer vendin në një “regjim me një parti

2

Kryeministri i Shqipërisë është përqëndruar vetëm në të ardhmen e tij politike dhe në sigurimin e pasurisë personale. Vendi po kalbet në varfëri dhe krimi i organizuar vepron lirshëm në rrugët e Tiranës

3

Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 25 Prill, 2021 dhe Edi Rama pritet t’i manipulojë zgjedhjet për të siguruar mandatin e tij të tretë

boks me vete

Trafikantët gjejnë metodën e re për kokainën nga Amerika Latine në Evropë

Drogat transportohen edhe me mënyra të tjera. Sasi të vogla dërgohen me persona që luajnë rolin e korrierit, dhe udhëtojnë me avionë linjash drejt Evropës, për shembull nga aeroportet në Guayaquil, apo në Quito. Një metodë relativisht e re është marrja e avionëve me qira (charter flights), apo të ashtuquajturit “avionët e drogës” (narco-jets). Për shembull, në prill 2018, dy shqiptarë u arrestuan pasi 1,000 kilogramë kokainë dhe më shumë se 1.5 milionë dollarë u zbuluan në një fluturim çarter nga Kolumbia në Madrid. Në qershor 2019, Michael Dokovich, një shtetas i Malit të Zi me origjinë shqiptare, u arrestua pasi 600 kilogramë kokainë u kapën në një avion privat Gulfstream në Bazel, Zvicër që vinte nga Uruguai (me një ndalesë në Nisë). Ndihmësi i tij, Pero “Pjer” Sharac (Šarac) u arrestua pasi vajti tre herë në Amerikën e Jugut në vitin 2018, dhe mendohet se gjatë këtyre vizitave organizonte dërgimin e ngarkesave me kokainë.  Operacioni ‘Familia’, që u organizua nga DEA dhe EUROPOL, solli arrestimin e 16 personave. Është interesant fakti se pesë nga arrestimet u kryen në Azi. Mendohet se trafikantë nga Ballkani organizojnë dhe koordinojnë trafikimin në rrugë detare të ngarkesave shumë-kilogramëshe me kokainë, kryesisht në Hong Kong dhe Macao. Disa trafikantë ballkanikë duket se preferojnë të përdorin jahte. Një grek dhe një shqiptar u arrestuan in Guayaquil në vitin 2018, ndërsa mundoheshin të trafikonin drogë në Evropë dhe Australi me një anije me vela. Sipas një burimi të afërt me strukturat antidrogë në Ekuador, 160 shqiptarë hynë në atë vend gjatë vitit 2018, dhe 20 prej tyre mund të kenë qenë trafikantë droge, ndërsa një burim nga policia kolumbiane tha se kanë vënë re një “rritje të pajustifikuar” në hyrjen e shtetasve shqiptarë në Kolumbi.

boks me vete anash

U  kapën me mbi 1 ton drogë,  dëshmia e shqiptarit: Kujtova se po kontrabandonim cigare

Dy javë më parë, një gomone me tre persona u kap duke transportuar drogë me vlerë 6 mln euro drejt Turqisë, përmes Greqisë. “Kujtoja se transportonim cigare kontrabandë.  E bëra, sepse kisha nevojë për para për një njeriun tim të afërt që kishte probleme me shëndetin”, kështu ka deklaruar  një nga shqiptarët e arrestuar nga roja bregdetare në Greqi. Sipas informacioneve, shqiptarët u kapën në Peloponez, ndërsa gomonia me të cilën kishin transportuar drogën, u gjet gjysmë e fundosur pas kontrolleve të rojës bregdetare. “Protothema.gr” zbulon detaje nga deklarata: “Debatova me drejtuesin e gomones, kur kuptova që po transportonim hashash. Isha shumë i trembur. Nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës”,-  u shpreh njeri prej të arrestuarve. Mëngjesin e 8 tetorit, patrulla e rojës bregdetare të Githios, zbuloi një gomone me tre persona, e cila transportonte një ngarkese, duke lëvizur me shpejtësi të madhe. Skafi i rojës bregdetare tentoi të bënte kontroll, por drejtuesi i gomones shtoi shpejtësine dhe iu shmang kapjes. Menjëherë u njoftuan gjithë autoritetet për të kapur gomonen e dyshimtë. Roja bregdetare dyshoi se ai transportonte droge, ose cigare kontrabande. Më në fund, e njëjta gomone u gjet gjysmë e fundosur, ndërsa agjentët e anti-drogës menduan atëherë se droga ose ishte lënë diku, ose ishte transportuar në formë tjetër. Në gomonen gjysmë të fundosur kishte fuçi me karburantë të një cilësie të dyshimtë. Gjatë kontrolleve që autoritetet kryen në një zonë shkëmbore bregdetare, zbuluan drogën: 20 çanta dhe 8 pako të mëdha që e kalonin sasinë 1 ton.