Qeveria Rama pritet me protesta në Elbasan

366
Sigal

Qeveria ka zhvilluar ditën e djeshme një mbledhje në qytetin e Elbasanit, në një takim që pason të tjerë të këtij formati, mbajtur vitin e kaluar në qarqe të tjera, si Shkodër, Dibër, Vlorë. Kryeministri Edi Rama ka thirrur ministrat dhe ish-ministrat e shkarkuar së fundmi, në një mbledhje që u shoqërua nga thirrje protestuese të banorëve në Labinot të Elbasanit. “Qeveri e krimit.” dhe “Rama ik!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve jashtë restorantit të blinduar nga forca të shumta sigurie, ku po zhvillohej mbledhja e qeverisë. Ndërkohë që protestuesit kërkuan nga organet e kontrollit dhe krimit ekonomik që të verifikohen: Kalimi i pronësisë dhe futja brenda rrethimit e mbi 20 mijë metra katrorë toke. Takimi i qeverisë po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe gjithashtu të pranishëm ishin kryeparlamentari Gramoz Ruçi, edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.