Qeveria ‘jep me qira’ Policinë e Shtetit në e-Albania, do ofrojë shërbime me pagesë për ruajtjen e investitorëve strategjikë

159
Sigal

 

Të ardhurat e përfituara do të shkojnë 90% për Policinë e Shtetit dhe 10% për buxhetin e shtetit. Pra mirë që qeveria nga taksat e qytetarëve paguan rrogat e policisë, por në këtë mënyrë do nxjerrë sërish para, duke deleguar një grup policësh në aktvitete të tjera.

 

Policia e Shtetit do të ofrojë shërbime me pagesë për sektorin privat dhe mund të ruajë edhe për 3 muaj kundrejt pagesës persona juridikë që mendojnë se janë në rrezik. Ky vendim është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që ka bërë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit. Shërbime do të ofrohen për personat juridikë e fizikë, publikë, që parashikojnë mbrojtjen e tyre në raste të veçanta, por edhe për situata të tjera si shërbime për kinematografinë apo shoqërimin e mjeteve që transportojnë lëndë të rrezikshme. Aplikimi për të kërkuar shërbimet e policisë do të bëhet në e-Albania. Sipas VKM-së, policia ofron shërbime shtesë kundrejt pagesës për aktivitete të ndryshme kulturore; përdorim të uniformës së Policisë së Shtetit, armëve me fishekë manovre e pajisje të tjera në fushën e kinematografisë, shoqërimin e automjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme; ruajtjen dhe sigurimin e përkohshëm për një periudhë deri në 3 muaj ndaj personave juridikë publikë me rëndësi strategjike, aktiviteti i të cilëve vlerësohet në rrezik, si dhe ndaj personave juridikë private, që kanë përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.Të ardhurat e përfituara do të shkojnë 90% për Policinë e Shtetit dhe 10% për buxhetin e shtetit. Pra mirë që qeveria nga taksat e qytetarëve paguan rrogat e policisë, por në këtë mënyrë do nxjerrë sërish para, duke deleguar një grup policësh në aktvitete të tjera. Supozohet që godina, ushqimi dhe stërvitja do paguhet nga qeveria, duke mbushur arkën me një tjetër metodë pas asaj të rritjes së çmimeve. Edhe vetë ministrja e Delina Ibrahimaj e ka pranuar se janë rritur të ardhurat nga rritja e çmimeve.

VENDIMI:

Miratimin e llojeve të shërbimeve shtesë që ofron Policia e Shtetit dhe tarifave të pagesës për personat juridikë e fizikë, publikë ose privatë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 81, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Policia e Shtetit ofron shërbime shtesë kundrejt pagesës për persona juridikë e fizikë, publikë ose privatë, në bazë të kërkesës së tyre, për:
  2. a) mbështetje në zhvillimin e aktiviteteve kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si: panaire, ekspozita, teatro, koncerte, shfaqje, festivale të ndryshme, në mjedise të hapura dhe të mbyllura publike, si dhe gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, në rastet kur organizatorët e këtyre aktiviteteve nuk janë pajisur me vërtetim sigurie nga Policia e Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.19/2016, “Për masat shtesë të sigurisë publike”, me sigurimin fizik privat, për të ruajtur sigurinë brenda perimetrit të zhvillimit të aktivitetit;
  3. b) vënien në përdorim të uniformës së Policisë së Shtetit, armëve me fishekë manovre, pajisjeve të tjera, mjeteve të loguara policore dhe ambienteve, në fushën e kinematografisë, gjatë zhvillimit të xhirimeve filmike;
  4. c) shoqërimin e automjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme, në rastin e kushteve shtesë të sigurisë, sipas ligjit nr.118/2012, “Për transportin e mallrave të rrezikshme”, e të mjeteve jashtë norme dhe transporteve në kushtet jonormale, sipas përcaktimeve të neneve 10, 61 dhe 62, të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë;

ç) ruajtjen dhe sigurimin e përkohshëm për një periudhë deri në 3 (tre) muaj ndaj personave juridikë publikë me rëndësi strategjike, aktiviteti i të cilëve vlerësohet në rrezik, si dhe ndaj personave juridikë private, që kanë përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, sipas ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

  1. Tarifa për shërbimet e parashikuara në pikën 1, të këtij vendimi, është sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Subjektet juridike e fizike, publike ose private, që kanë nevojë për shërbime policie shtesë, paraqesin kërkesë të argumentuar on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-albania”, jo më vonë se tri ditë përpara datës së shërbimit të kërkuar. Pas vlerësimit të kërkesës, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve, subjektit i kthehet përgjigje on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e- Albania” për miratimin ose refuzimin e kërkesës dhe i dërgohet kontrata e ofrimit të shërbimit, e cila nënshkruhet nga titullari i njësisë shpenzuese, që ofron shërbimin, etj.,