Qeveria humbi kredibilitetin – e rëndë, nuk garanton sigurinë juridike

172
Sigal

Bledar Dervishaj, Këshilltari i Presidentit Ilir Meta

Bledar Dervishaj, këshilltar i Presidentit Meta për çështjet ligjore, foli mbi skandalin e rrjedhjes së informacioneve sensitive për publikimin e pagave të mbi 630 mijë shtetasve shqiptarë. Sipas Dervishaj, kjo është hera e dytë që dalin të dhënat sensitive, duke e lidhur me ato të patronazhistëve të PS-ë dhe tani pas afro tetë muajsh dalin dhe pagat e punonjësve në sektorin privat dhe atë shtetëror. “Në një media të lirë elektronike para 6 muajsh u bënë publike emrat e personave me preferencë politike dhe mbikëqyrës, mori ato përmasa dhe presidenti nuk mund të rrinte pa reaguar. Ka reaguar dy herë, sot ka një dalje të pagesave së rrogave, të dhënat personale. Ato janë të dhënë që e bëjnë të identifikueshëm personat, numri unik. Çështja është e rëndë, dy aspekte, më vjen keq që shteti nuk po garanton sigurinë juridike. Nuk po siguron të dhënat, ne jemi pjesë e disa konventave, të krimit dhe sigurisë kibernetike, dhe Data Protection. Pra kemi marrë përsipër të ruajmë sigurinë kibernetike. Kjo prish paqen sociale. Mbase duhet të lidhen dy hetimet bashkë me patronazhistët dhe të dhënat e pagave. Çështja e rëndë në dyshim kredibiliteti i qeverisë. Institucionet përgjegjëse të nxjerrin se kush e ka kryer këtë, një apo disa personave”, tha Dervishaj. Ai gjithashtu foli edhe për ligjin e bashkëqeverisjes, duke deklaruar se kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën, dhe se kryeministri ia merr kompetencat pushtetit vendor.