“Qeveria e Ramës ka shpërdoruar fondet e BE-së”, Kryemadhi: Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq!

150
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR.

Gjatë një postimi ne rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se i tillë është sera pranë inceneratorit të Tiranës.

Reagimi nga Monika Kryemadhi:
“Krahas buxhetit të shqiptarëve, qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar edhe fondet e BE duke miratuar projekte klienteliste përmes AZHBR. I tillë është edhe kjo serë pranë inceneratorit të Tiranës. Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i pa promovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë. Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane,”- shkruan Kryemadhi.