‘Qerim, hyre si bandit, do të dalësh andej si kriminel’/ Paralajmërimi për kryebashkiakun monist të Mallakastrës

558
Sigal

Kreu i ri i Bashkisë së Mallakastrës, i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit, Qerim Ismailaj dhe këshilltarët e rinj kanë hyrë me forcë në zyrat e bashkisë në fjalë.

Ata kanë mundur të futen në zyrë pas orarit zyrtar, ndërsa kanë hapur me forcë derën e zyrës së kryebashkiakut

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka një paralajmërim për Ismailajn dhe kryebashkiakët e tjerë monistë të 30 qershorit.

“Qerim, hyre si bandit, do të dalësh andej si kriminel!

Miq, narkomonisti i Mallakastrës, Qerim Ismailaj shkallmoi sot derën e Bashkisë dhe si bandit uzurpoi zyrën. Ai dhe të gjithë narkomonistët do dalin si kriminelë nga zyrat e pushtuara me mbështetjen e narkoshtetit!”, shkruan ish-kryeministri Berisha.