Qëndrime të kundërta Rama-Blushi për reformat me masa

442
Sigal

Qeveria socialiste zbaton politikën e  politikën e masave të recensionit ekonomik, duke harruar politikat sociale në ndihmë të të varfërve

Opozita socialiste e para 23 qershorit 2013, duke akuzuar qeveritë 8 vjeçare të Berishës, i premtoi elektoratit një politikë më njerëzore sociale, që do të sillnin, 300.000  hapje të reja të vendeve të punës, uljen e çmimit të energjisë elektrike, pasi do të ulnin humbjet në rrjet, do të rritnin investimet publike në Arsim, Shëndetësi, pasi do bënin një nikoqirrllëk të burimeve financiare, duke luftuar korrupsionin, shpërdorimet dhe abuzimet, do të jepnin shërbin shëndetësor falas, do të jepnin një ndihmesë  sociale familjeve në nevojë, për një jetesë dinjitoze. Mirëpo, krejt e kundërta me programin elektoral, ishte dhe po zbatohet aktualisht politika ekonomike e qeverisë “Rama”, aq sa dy treguesin më të dukshëm të nivelit të jetesës janë të dukshme, xhiroja e konsumit të përditshëm ka rënë ndjeshëm, por edhe burgjet janë tejmbushur, për shkak të ashpërsimit të Kodit Penal, duke cilësuar vepër penale edhe mosdetyrimet e pagimit të borxhit të vogë, apo një tentativë për të rilidhur energjinë elektrike.

Kur qeveria socialiste ndjek politikë ekonomike të së Djathtës

Justifikimet e para të politikanëve të qeverisë, janë se e gjetën gjendjen ekonomike më të vështirë se sa e kishin fantazuar ata në opozitë. Kjo të bën të gjykosh sot, se këta qeveritarët e sotëm, dje në opozitë, ose nuk jetonin fare në realitetin shqiptar, ose premtimet e tyre elektorale ishin thjesht karemi politik për të peshkuar votën, ndaj zbatojnë sot një politikë antisiociale. Ndoshta borxhet që morën nga FMN, I bëjnë që politika e tyre ekonomike të diktohet nga kushtet që u ka vënë FMN-ja, por që kurrë qeveria “Rama” nuk i publikoi, të cilat janë: Shkurtimi drastik I administratës publike, rritja e çmimit të energjisë elektrike në 24 %, rritja e taksave, rritja e moshës për daljen në pension, mosrritja e rrogës, etj.

Kritika e Blushit ndaj politikës së varfërisë

Deputeti i PS-së, Ben Blushi, duke  patur një historik përplasjesh me kryeminsitrin Rama më herët, e pastaj,  nga mospërfshirja e tij në kabinetin qeveritar, ndoshta kjo, por edhe duke u shtyrë nga pesha e ndërgjegjes si njeri, si krijues, por edhe me përgjegjësinë e politikanit përballë elektoratit dhe popullit, dhe jo kaq nga detyrimi partiak që ka ndaj dogmës së partisë së vet, publikisht shkruajti një analizë-manifet politik, ku zbardh edhe përgjegjësit politikë të politikës qeveritare të varfërisë.“Të varfrit nuk besojnë më te reformat, nuk presin asgjë nga zgjedhjet, nga liria e fjalës, nga rotacionet dhe lëmimet e demokracisë, sepse ata jetojnë në një rend tjetër, për të cilin këto avancime të mendimit njerëzor janë të panevojshme….Në të kundërt, nëse reformat nuk i kanë prekur, masat ia kanë bërë jetën edhe më të vështirë. Të varfrit kanë shqisën për të kuptuar se dallimi mes reformave dhe masave është si ndryshimi mes kazmës dhe lopatës. Kazma e hap një gropë, kurse lopata e mbyll dhe e bën të mbjellshme. Shkurtimi i numrit të përfituesve të asistencës sociale nuk është reformë, është masë. Moratoriumi i ndërtimeve nuk është reformë. Është masë. Regjimi i hekurt i pagesës së energjisë nuk është reformë. Është masë. Rritja e çmimit të energjisë nuk është reformë. Është masë që i cenon. Ndëshkimi i drejtë i kalimit të semaforit nuk është reformë. Është masë. Prandaj të varfrit sot nuk besojnë te reformat, sepse masat i janë servirur si reforma. Dhe ndihen të kërcënuar nga reformat dhe të dhunuar nga masat. Ata e dinë se kështu do vazhdojë dhe mundohen t’i ikin ndëshkimit të masave, me dyshimin torturues se masat bëhen për varfrit, ndërsa reformat, nëse bëhen, bëhen për të pasurit. Ata na shohin përditë, ndërsa ne i shohim kur ka zgjedhje dhe përmbytje. Kur ka masa, jemi në televizor. Kur ka reforma, jemi në Parlament. Kur ka shpresë, jemi në opozitë. Kur ka dëshpërim, jemi në pushtet. Të varfrit e njohin pamundësinë tonë për t’i ndihmuar me shumë seç e njohim ne fuqinë e tyre për të kuptuar. Ata njohin pandjeshmërinë tonë, paaftësinë dhe mbi të gjitha mungesën e frymëzimit krijues për të kryer reforma të patrukuara”.

Kryeministri Rama i kundërvohet kritikave, duke justifikuar  në ekstremin e masave

Kryeministri Rama nuk mund t’i anashkalonte kaq lehtë kritikat e drejtpërdrejta dhe publike të Ben Blushit, dhe pa u tharë ende boja në të shkruarën, reagoi  pas 48 orësh, konferencën me temë, “Për rimëkëmbjen e energjisë’, duke thënë se  “Nuk ka reforma pa masa dhe reformat pa masa janë të pavolitshme”. Kësisoj, kryeministri Rama shprehet se nuk ka rrugë tjetër veç reformave. “Nuk ka rrugë tjetër”. Dhe uku i dhënë përgjigje Blushit, me cilësimin se “Është dritëshkurtër logjika se këto reforma pengojnë zhvillimin ekonomik. Reformat ndihmojnë në uljen e varfërisë në vend”.
 Qeveritë e Majta me politikë sociale të Majtë

Qeveria greke e Ciprës, që në hapat e para të qeverisjes së saj, po zbaton premtimet elektorale, edhe pse ka në shpinë marrëveshjet me Trojkën. Cipras vendosi që të falë energjinë elektrike, të subvencionojë qiranë e shtëpisë, të shkurtojë pjesë nga borxhi I familjeve të varfëra, do të rritë rrogën minimale, nuk do ketë shkurtime nga administrate publike, nuk do lejojë sekuestrimin e shtëpisë së parë për shkak të borxheve. Edhe qeveria kroate u fali borxhin deri në 5.000 euro familjeve që nuk kanë të ardhura. Këto dëshmojnë që asnjëherë politika e masave të recensionit ekonomik, nuk sjell zhvillimin e ekonomisë, por varfërimin e popullsisë.

Petraq Barjami