Qazim Sejdini legalizon “metalurgjikun” e plehrave

433
Sigal

Protestë popullore kundër
landfillit që helmon zonën, dera e bashkisë bllokohet me pankarta denoncuese e
akuzuese

 

Kryebashkiaku Qazim Sejdini
mashtroi banorët e Elbasanit, u zhvati votat dhe u dhuroi  “Metalurgjikun e Rilindjes”

 

Nga Maksim TUFA

 

Qeveria Rama dhe Rilindja, i ka
rezervuar një “dhuratë” të veçantë sërish Elbasanit dhe pikërisht në fundvitin
2016, ngritjen e “Metalurgjikut 2” në vendin e atij të gërmadhave të dikurshme.
Qeveria e Rilindjes dhe kryeministri i saj, sërish janë  tallur me Elbasanin, që i ka votuar
vazhdimisht, por veçanërisht në 2013-n edhe për premtimin se “do të
ngrihet  një prej landfilleve më modernë
në Shqipëri”. Por duket se mashtrimi  nuk
ka zgjatur shumë, sepse bashkë me landfillin e ri, po ngrihet edhe një sistem
incenerimi, për gjoja “prodhimin e energjisë”, por që në fakt ai investim do të
krijojë një ndotje 5 herë më të madhe se ka pasur në realitet zona e
Bradasheshit. Incenerimi ose siç quhet “djegja e mbeturinave”, stimulon
proceset e menaxhimit  të mbetjeve, duke
filluar që nga ndarja në burim, transporti dhe krijimi i landfilleve,
riciklimi, ripërdorim dhe asgjësimi. Incenerimi i shmang  këto procese, të cilat  janë parakushte për mbrojtjen e Mjedisit,
duke i futur direkt në proces djegieje me arsyetimin mashtrues të ”
Rikuperimit të Energjisë”. Inceneratorët janë mjaft  të rrezikshëm pasi emetojnë direkt  në atmosferë, tokë, ajër, ujë,  dioksinë, gazra kancerogjene, lëndë toksike
shumë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin tonë. Specialistët e mjedisit thonë
se “asnjë incenerator nuk garanton  100 për
qind  impakt pozitiv në mjedis,
përkundrazi e helmon më shume atë”. Elbasani dhe  Shqipëria nuk mund të kthehen në parcela
eksperimentale  për të fituar miliona Rilindësit
e babëzitur  të kësaj qeverie. Çmenduria
e politikanëve dhe deputetëve të pabesë, ka arritur deri atje sa të mashtrojnë
fillimisht qytetarët me gjoja “investim dhe projekt të certifikuar nga BE”, por
që në fakt  janë totalisht një mashtrim
dhe pabesi e madhe ndaj një qyteti me mbi 250 mijë banorë. Investimi për gjoja
“landfillin modern” në Elbasan ka rezultuar një mashtrim  skandaloz dhe flagrant, ndërkohë që në
ish-kombinatin Metalurgjik, kryeministri ka miratuar  ngritjen e një zinxhiri inceneratorësh, duke
vulosur përfundimisht ndotjen e madhe të Bradasheshit dhe gjithë qytetit.
Qytetarët shprehen të indinjuar, kurse 
ambientalistët e Elbasanit ndjehen të pafuqishëm, madje  disa prej 
tyre të trembur nga presionet dhe kërcënime të cilat kanë ardhur nga
persona që hiqen si “përfaqësues të qeverisë”. Rama dhe Rilindja e rij, nuk e
lanë Elbasanin dhe 250 mijë banorët e tij, t’i gëzohen landfillit të ri, nuk e
lanë  popullin e Elbasanit  t’i gëzohet 
ajrit  të pastër dhe higjenës në
banesat e tyre, duke u ngrirë atyre buzëqeshjen në buzë. Qytetarët e
Elbasanit,  kur u njohën me
mashtrimin  janë shprehur se “votat  tona do ta përmbysin këtë qeveri në 2017, ku
janë deputetët pse na hëngrën në besë, pse nuk flasin por ulin kurrizin”.
Këtij  fakti kaq skandaloz dhe këtij
mashtrimi, i ka paraprirë edhe protesta e ditës së shtunë në sheshin kryesor të
qytetit, të organizuar nga koalicioni opozitar dhe ambientalistët, shoqata dhe
fondacione mjedisore, ku morën pjesë qindra qytetarë, duke lëshuar thirrje dhe
akuza ndaj Rilindjes, qeverisë, deputetëve gojëkyçur,  dhe kryeministrit Rama. Në unison me
protestuesit (pavarësisht në heshtje) kanë qenë edhe mjaft  zyrtarë dhe drejtues vendorë, të cilët
jetojnë dhe kanë familjet e tyre në qytetin e Elbasanit. Madje njëri prej tyre
u shpreh se “jam kategorikisht kundër këtij 
projekti apo investimi, ne ishim ata që dhamë lajmin e mirë  për investimin e ri, për landfillin e ri, që
do ta shpëtonte qytetin dhe qytetarët nga ndotja alarmante, kurse  tani detyrohemi t’i themi qytetarëve  dhe votuesve tanë se “do t’iu helmojmë me
gazrat e inceneratorëve”, sepse kështu janë 
interesat e piramidës qeverisëse, jo jo, nuk mund ta pranojmë sfidën e
mashtrimit, duhet të jemi dinjitozë dhe jo karagjozë”. Të mbledhur në qendër të
Elbasanit qytetarë të majtë dhe të djathtë, i ka bashkuar interesi  qytetit, i ka bashkuar rreziku që vjen nga
ndotja masive, e cila do të krijohet nga oxhaqet e inceneratorëve të
rrezikshëm. Kjo ndoshta do të vulosë përfundimisht  humbjen e thellë të Rilindjes edhe në
Elbasanin e mashtruar, në Elbasanin e harruar, në Elbasanin e varfëruar, në
Elbasanin e helmuar, diskriminuar dhe të turpëruar.