Nënkryetarja e LSI-së, njëherësh edhe kandidate për deputete, Erisa Xhixho ka postuar një punim elektoral të qeverisë në Shkozë, ku thotë se PS-ja është në panik e frikë nga ndëshkimi shembullor që do të marrin më 25 prill. “Mos kujtoni se do i mashtroni kështu njerëzit që jetojnë në atë zonë, ku nuk vutë dorë as për rrugën, ndriçimin, kanalizimet, legalizimet. Alqi Bllako dhe shpura e politikanëve që kërkojnë t’u hedhin hi syve e të blejnë dinjitetin e qytetarëve do e marrin përgjigjen që meritojnë nga vota masive e popullit”,-shkruan Xhixho në facebook.
Postimi i plotë
Panik e frikë nga ndëshkimi shembullor që do të merrni më 25 prill tregon ky dhe elektoral i hedhur sot në Shkozë. Detyrën ndaj qytetarëve që nuk e bëtë në 8 vjet nuk e mbuloni dot.
Mos kujtoni se do i mashtroni kështu njerëzit që jetojnë në atë zonë, ku nuk vutë dorë as për rrugën, ndriçimin, kanalizimet, legalizimet.
Alqi Bllako dhe shpura e politikanëve që kërkojnë t’u hedhin hi syve e të blejnë dinjitetin e qytetarëve do e marrin përgjigjen që meritojnë nga vota masive e popullit.