Puglia, Rama propozon burimet natyrore nga Shqipëria

467
Kryeministri, Edi Rama i ftuar në takimin ndërkombëtar “Rrugët e reja të Levantes. Sipërmarrjet e vendeve të jugut e sfida e internacionalizmit”, që u organizua sot gjatë panairit “Fiera del Lavante”, në qytetin e Barit ka bërë një propozim të guximshëm. Gjatë takimit me presidentin e rajonit të Pulias, Michele Emiliano, Rama ka propozuar një bashkëpunim mes dy vendeve duke shfrytëzuar burimet natyrore të Shqipërisë dhe aftësinë inxhinierike të Italisë. Bëhet fjalë për krijimin e një menaxhimi të përbashkët të rezervave ujore, ku Shqipëria do t’i ofrojë Pulias furnizim me ujë të pijshëm.
Sipas këtij projekti do të ketë një lidhje mes Portit të Barit dhe atij të Durrësit për furnizimin me ujë. Gjatë këtij takimi, Rama ka theksuar se janë 40 mijë biznese të vogla në Itali të drejtuar nga shqiptarët që japin një kontribut prej 3.2 miliardë euro në vit me anë të taksave. “Kemi shumë projekte në mendje, por ne duhet të themi pak fjalë dhe të bëjmë shumë punë”, tha Emiliano. Në fund të panairit, Rama bashkë me presidentin e Rajonit të Puglias dhe kreun e bashkisë së Barit, inauguruan bulevardin me emrin “Shqipëria”. 
Sigal