Publikohet lista e kandidatëve për Kryesinë e PD, Berisha: Figura me kontribute dhe risi

84
Sigal

Publikohet lista e kandidatëve për anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike. 

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit se lista do t’i propozohet Këshillit Kombëtar nesër, e shtunë, për t’u votuar.

Në listë ndodhen emra me kontribute në PD, por edhe të rinj e të reja.

“Komisioni në mbledhjen e tij siç parashikon statuti ka miratuar listën për Kryesinë e kandidatëve që do zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe të rinj e të reja. Lista do shpërndahet tek të gjtiha mediat. Dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternativa Kryesinë e PD. Ndërkohë ju nëse do të keni durim dhe interes do të mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë”, u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët për emrin e deputetes Ina Zhupa si kandidate për Kryesinë, Berisha vlerësoi kontributin e saj në Parlament për disa çështje të rëndëishme.

“Në këtë listë është Ina Zhupa e cila si keni konstatuar ju ka luajtur rol të rëndësishëm në parlament dhe u bashkua me Kuvendin e fundit.

Ka ngritur çështje shumë të rëndësishme. Deputetët e PD pavarësisht nga qëndrimet e tyre janë të gjithë anëtarë të këshillit kombëtar përveç 4-5 prej tyre që nuk kanë qenë anëtarë kryesie”, u shpreh ai.