Pse u arrestuan në Kukës dhe u sollën të gjykohen në Tiranë?

496
Enida Bozheku, juriste

Kështu nga ana e procedurës penale – ai ligji organik që ta lexosh siç duhet, ka nevojë për ca orë e orë pune në tavolinë e njohuri juridike jo kristaliste, thotë qartë që kompetenca territoriale për kryerjen e procedimit penal (regjistrimi i hipotezës së veprës penale) bëhet aty, ku mendohet se është kryer vepra penale. Rasti konkret Morinë – Kukës. Ç’punë ka të ushtrojë ndalimin policia – me urdhër të prokurorit – shpresohet -në këtë rast – që dërgon të ndaluarit në Tiranë?! Ato brenda 48 orëve duhet të dalin para gjykatës së cilit qytet?! Kodi Penal thotë, aty ku është kryer vepra penale e jo qyteti i deleguar. “Kodi thotë që ndalimi bëhet vetëm nëse: ka shkaqe të arsyeshme se ka rrezik ikjeje (neni 253 k.p.p.). Tani, nga videot u pa që policia mund t’i arrestonte në flagrancë protestuesit (neni 251 dhe 252 k.p.p), ndalimi i tyre pas 12 orësh dhe natën, kur nuk ka një urdhër të nxjerrë nga prokurori kompetent, i motivuar, është teknikisht i prekur nga pavlefshmëria absolute. Ndaj, juridikisht, të presim gjykatën e Tiranës që të shpallë moskompetencën e saj dhe t’ia kalojë aktet gjykatës së Kukësit për të vlerësuar kërkesën e ndalimit (neni 258 k.p.p.) (është saktësisht cilësimi juridik, jo arrestim në flagrancë), që ka kërkuar prokurori i Kukësit, mendohet ta ketë bërë, parimisht, se kush ka firmosur efektivisht s’dihet. Të presim seancën, ka kohë deri të martën, nëse nisemi nga ndalimet e kryera pas orës 00.00 të datë 1.04.2018. Nëse gjykata brenda datës 5.04.2018 nuk vendos mbi kërkesë-ndalimin, ajo humbet fuqinë e vet. Ju paça juristë të garancive. Ku janë kokat e Avokatit të Popullit?!”
Sigal