Pse SPAK nuk heton krimin zgjedhor të Benet Becit në Shkodër?

300
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pse SPAK nuk heton krimin zgjedhor të Benet Becit në Shkodër? Në 16 prill, PD-ja ka paditur në SPAK Benet Becin,  drejtorin e KESH-it dhe kandidatin për deputet të PS-së në Qarkun e Shkodrës, që siç thekson në paditë e saj PD, ka blerë votat me 100 euro. Padia e PD-së, sipas Enkelejd Alibeaj në 16 prill 2021: “Benet Beci, Tom Doshi, Mark Frroku, kryebashkiaku i Pukës, në krye të listës për blerjen e votave. Benet Beci, kandidat i PS-së në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, kryetar i PSD-së dhe kandidat në këtë qark, Mark Frroku, ish- deputet aleat i Ramës, me rekorde kriminale, Gjon Gjonaj, Kryetar i Bashkisë Pukë dhe disa nëpunës të tjerë dhe persona private, kanë vepruar së bashku si një grup i struktuar kriminal për blerjen e votës me 100 euro për person, në zonën e Pukës. Në Fierzë skema kriminale e blerjes së votave është drejtuar nga Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH-it.