“Pse kruhet Rama?”, Berisha: E ka nga kokaina. Dalloj dhe ata që e kanë provuar (Video)

467
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sërish akuzat e tij ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, se ky i fundit është përdorues kokaine. Sipas Berishës, sot shtrohet pyetja se pse kruhet Rama, ndërsa ai i dha një përgjigje se për këtë e ka fajin sipas tij kokaina. Mes të tjerash ish-lideri i PD-së tha se është i aftë që të shoh se ka edhe nga ata deputetë të tjerë të PS-së që e kanë provuar.
“Mediat shtrojnë sot një pyetje, e cila në pamje të parë ka dhe një aspekt gjysmë komik, por në të vërtetë mediat nuk e shtrojnë për komedi këtë pyetje. Pse kruhet kur flet Edi Rama? Ka vetëm një shkak, dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë, lexoni pak dhe ju, e keni provuar dhe ju këtu, e shof, Ju njoh në fytyrë. Lexoni të gjithë mbidozat e kokainës. Mund të thoni ju se kjo është një çështje personale.”, tha Berisha.
Sigal