PS-PD pakt në kurriz të televizioneve private, i detyrojnë të transmetojnë reklama falas për partitë

341
Pas marrëveshjes së 18 majit mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë fund krizës politike, PS dhe PD po përgatisin një projektligj, si pjesë e paktit mes tyre, ku detyrohen televizionet private të transmetojnë reklama falas për partitë politike gjatë fushatës elektorale.
Sipas marrëveshjes mes PS dhe PD, televizionet private duhet të transmetojnë 90 minuta reklama falas për partitë e mëdha dhe 10 minuta reklama falas për partitë e vogla.
Marrëveshja në kurriz të televizioneve private pritet të kalojë për miratim nga Kuvendi gjatë seancës së sotme.
Sigal