PS merr bashkinë e Kavajës me dhunë

450
Sigal

Vijojnë tensionet në qytetin e Kavajës, aty ku kryebashkiaku në detyrë Isa Sakja nuk pranon të lerë zyrën, ndërsa kandidati i mazhorancës, fitues i vetëm 5% të votave, ka përdorur policinë dhe persona të paidentifikuar për të hyrë me forcë në institucion.

Pas orës 16:00 persona të paidentifikuar, pa uniformë policie, kanë hyrë me forcë në institucionin e bashkisë. Madje ata kanë kërcënuar edhe mediat e pranishme që të mos filmonin.