PS mbledh 55 firma për shkarkimin e Metës, reagon Presidenti: Mocioni i “çunave të Shijakut” kërkon…

560
Sigal

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar për vendimin e socialistëve për të mbledhur 55 firma për shkarkimin e tij.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale shkuan se kreu i shtetit është zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi.

Blushi e quan vendimin e socialistëve si “mocioni i çunave të Shijakut” që sipas tij kërkojnë të instalojnë “Narko-Republikë”.

“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Europa!”, thekson zëdhënësi i Presidentit.