PS konfirmon Emiriana Sakon si kandidate për bashkinë e Durrësit

65
Sigal

Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu ka zbuluar kandidatin e të majtës për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Spahiu tha se kandidatja e mazhorancës do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako e cila, sipas saj, ka filluar dhe fushatën duke komunikuar në takime me qytetarët.

Gazetarja: Kush është kandidati?

Klodiana Spahiu: Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako

Gazetarja: Është e konfirmuar?

“Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi kryetarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët”, tha Spahiu.