PS e vendos si përfaqësues të Opozitës në komisionin hetimor, por deputeti e vetëpranon se është “Rilindas”

240
Sigal

Komisioni hetimor i ngritur nga Partia Socialiste cakton si anëtar të këtij komisioni, gjoja si të Opozitës, Halil Jakimin.

Ndërkohë që, në faqen e tij zyrtare në Facebook, deputeti “ish i blerë” i Kuvendit të mëparshëm, i cili zëvendësoi deputetët e Opozitës, deklararon përfaqësimin e tij në fushatën e fundit pro Partisë Socialiste, duket falenderuar të gjithë votuesit e së majtës në qytetin e Bulqizës.

Ja statusi i tij i plotë:

FALEMINDERIT BULQIZA
Falenderoj përzemërsisht cilindo prej jush, që votuat për të ardhmen e Bulqizës dhe Shqipërisë! Kjo votë masive në mbështje tëPartisë Socialiste, na vesh me përgjegjësinë për t’ju shërbyer e për t’i çuar deri në fund projektet e nisura.
Mirënjohje të thellë për të gjitha Njësitë Administrative, të cilat zgjodhën dhe i ribesuan një mandat të tretë skuadrës socialiste.
Bashkarisht të ecim në rrugën e reformave, progresit dhe implementimit të punëve transformuese për Bulqizën dhe Shqipërinë!
Ju na dhatë besimin ne do ju kthejmë vlerësimin!