PS e Durrësit fshin foton e Vangjush Dakos nga takimi elektoral

305
Sigal

Klodiana Spahiu, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, zhvilloi sot takime me banorët e këtij qyteti, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Në krah të kandidates së PS-së ishte edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në rrjetet sociale qarkulluan fotot nga takimet e Spahiut me qytetarët durrsakë, ku ishte i pranishëm edhe Dako.

Por më vonë, Partia Socialiste në publikimet e saj zyrtare nga takimet, ka fshirë fotot e Vangjush Dakos.

<
>
Vangjush DakoVangjush DakoDurresDurres1Klodiana Spahiu1

Edhe në postimin e kandidates socialiste për deputete, Klodiana Spahiu, Dako është fshirë gjithashtu.