Provokimi ndaj Aleancës për Teatrin/ Manjani: Bashkia ti japë Vasilit dekoratën ‘qen i rilindur

492
Sigal

Pas provokimit të Laert Vasilit ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duke dëmtuar posterat dhe afishet në orët e vona të natës, vjen edhe reagimi i ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shprehet se personit në fjalë i duhet dhënë nga bashkia e Tiranës dekorata “qen i rilindur” për kontribut të spikatur provokues që ja shpif publikut.

Postimi i plotë:

Kot thamë që qeveria nuk ka qen!

I lëshon natën te Teatri për të grisur afishet.

Meriton dekoratë dhe jo qafore ortopedike fallco në krevat spitali, ku as këmbët nuk i shtrin si çdo i sëmurë tjetër.

Dekoratën “qen i rilindur”, për kontribut të spikatur provokues dhe që ja çpif publikut. Këtë dekoratë e jep Bashkia.. 🖕🖕🖕

Çfarë pizevengësh!!!