Protestuesit hedhin tymuese tek dera e Kryeministrisë

410
Pas toneve të ashpra të kryedemokratit Basha, e pasi hodhën miell si simbol i drogës në drejtim të godinës qeveritare shkojnë edhe më tej veprimet e protestuesve në “çadrën e lirisë”. Protestuesit e opozitës, duket se e kanë humbur qetësinë ditën e sotme. Në mesditë, disa prej tyre kanë hedhur tymuese dhe kapsolla në oborrin e Kryeministrisë. Nga disa foto të siguruara nga IN Tv duket qartazi tymueset e hedhura para derës kryesore të godinës qeveritare. 
Ndonëse afër çadrës së protestës dhe godinës së Kryeministrisë ka një prani të lartë të Policisë, kjo gjë me sa duket nuk i ka penguar aspak protestuesit të kryejnë një veprim të tillë.
Edhe pse palët sot kanë shprehur vullnetin për dialog, qëndrimi i protestuesve duket se është i ndryshëm 
Sigal