Protestë nga shtëpia: Nuk ka zgjedhje pa studentët!

264
Sigal

Në mungesë të prezencës fizike në auditoret e universiteteve, studentët kanë gjetur një mënyrë kreative për të protestuar kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të zhvilluar zgjedhjet në 12 qershor duke vendosur të njëjtin slogan në profilet e tyre në rrjetet sociale.

“Protesto nga shtëpia: Nuk ka zgjedhje pa Studentët!” Ishte thirrja e ekipiti të Qëndresës Qytetare e cila është  kthyer në një notë proteste e studentëve drejtuar çdo tentative për të mbajtur zgjedhje në universitete pa praninë e tyre!

“Në këtë kohë pandemie ku e gjithë vëmendja është tek situata e Covid 19, drejtuesit e universiteteve bejne llogaritë të mbyllin zgjedhjet me mangësi ligjore, pa zgjedhës, pa bilanc pa fushatë, Ministrja e Arsimit legjitimon me heshtje garën e tyre për pushtet duke larguar studentët nga procesi me Urdhërin e kthimit të studentëve në auditor në muajin korrik. Përmëndim se zgjedhjet e fundit nëpër universitet kanë mbartur aq shum problematika sa edhe grupet më të rezikshme kriminale janë përfshirë në to”,- thuhet në reagimin e studentëve.

Një nga studentet nismëtare Sidorela Vatnikaj shkruan: “Pas Urdhrit të Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, studentët dhe pedagogët janë të karantinuar dhe jeta universitetare është paralizuar. Kush do të jenë zgjedhësit e 12 qershorit? “

Ndërsa Fatjon Biba, student i juridikut bën thirrje: “Ftoj të gjithë studentët të ngrenë zërin ndaj ktij absurditeti që duan të bëjn “hienat e universiteteve” duke na përbuzur në këtë lloj mënyre e duke na cenuar një liri themelore, atë të votës.

Ndërsa Marash Logu, student i drejtësisë shkruan: “Zgjedhjet do të zhvillohen në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në një kohë që pjesa më e madhe e studentëve nuk janë kthyer në auditore.”