Protesta studentore, reagon Rama: Ja çfarë do të ndodhë duke filluar nga nesër

613
Sigal

Ndërkohë që studentët vijojnë protestën e tyre ku tashmë ka ndryshuar formë, pasi janë ngujuar nëpër fakultete deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se nga nesër pranë fakulteteve do të ketë dy përfaqësues të ministrive, asaj të Arsimit dhe të Financave.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët?”, – shkruan Rama, duke injoruar protestën e e pjesës së studentëve të ngujuar.