Protesta, reagon Meta: Nën udhëheqjen e opozitës, qytetarët rikthyen sot shpresën

15
Sigal

Pas protestës së opozitës, ka reaguar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se sot ishte një protestë madhështore.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!”, shprehet ai.

Kujtojmë se Meta nuk ishte në këtë protestë, për arsye se ndodhej në një konferencë në Egjipt.